Saturday, September 29, 2012

Pastrimi i fytyres

"Perfect Skin Wanted" eshte nje blog cili ka si synim te percjelle tek lexuesite tij produktet dhe menyrat me te mira qe do t'i ndihmojne ata per te pasur nje fytyre sa me prane perfektes. Ne vrazhden e permiresimeve per te arritur qellimin tone, ne ju prezantojme me autoren me te re te blogut. Se pari do ju ftonim te lexonit nje prezantim te shkurter nga Ada dhe me pas te lexoni,  e pse jo te vini ne praktike tutorial-in e saj per nje fytyre te paster.

Pershendetje, Une jam Ada dhe kam vendosur te bashkepunoj me Stafin e "Perfect Skin Wanted" per te ndare me ju eksperiensat dhe keshillat e mija mbi makeup-in dhe kozmetiken, nje fushe e cila me apasionon se tepermi. Dua te ve ne dukje qe nuk jam profesioniste ne kete fushe, por cdo pershkrim do e trajtoj ne baze te mendimit  tim personal.

Ne postimin tim te pare do te tratoj nje hap shume te rendesishem dhe qe nuk duhet anashkaluar per mirembajtjen e fytyres: pastrimi i saj.
Pothuajse te gjtha vajzat trukohen para se te dalim nga shtepia, por edhe nese nuk perdorin puder ose blush gjate dites lekura akumulon pluhura dhe papasteri! Prandaj eshte shume e rendesishme te ctrukohemi cdo mbremje para gjumit. Te mos e largosh pudren nga fytyra para se te flesh gjume eshte njesoj si te hash buke pa lare duart.

Ideale eshte pastrimi i fytyres me qumesht hidratues dhe tonik, te perzgjedhur posacerisht per tipin tuaj te lekures. Qumeshti i aplikuar me nje cope pambuku ndihmon ne hapjen e poreve dhe clirimin e tyre nga papastertite, ndersa toniku i perdorur pas qumeshtit sherben per nje pastrim final dhe mbyll poret e lekures (shume i nevojshem sidomos per lekurat e yndyrshme).
Personalisht jam duke perdorur nje kit te Lancome me te cilin ndihem shume mire per momentin, por gjate viteve kam perdorur produkte te ndryshme si: Garnier, Nivea, si dhe jo vetem. Nuk eshte e nevojshme qe produktet te jene te te njejtes marke , e rendesishme eshte zgjedhja e tyre sipas lekures. 
Shume shpesh kam perdorur dhe ctrukues ne xhel apo ne mousse (ne periudha dembelizmi) qe zevendesojne keto dy produkte por ju siguroj qe rezultatet nuk jane te njejta, nuk e ndjeja fytyren te pastruar ne thellesi. Me pak fjale keshilloj qumesht pastrues dhe tonik per ctrukimin e perditshem.
Ne mengjes do te ishte ideale perdorimi i nje sapuni freskues ne gel per te eliminuar yndyrnat qe lekura leshon gjate nates.

Nje ose maksimumi dy here ne jave duhet te bejme nje scrub (xheli me kokrriza brenda) per te hequr qelizat e vdekura dhe per te pergatitur fytyren per nje maske pastruese,idratuese ose relaksuese. Ne kete menyre mund te evitojme pucrat qe mund te krijohen nga perdorimi i fondotintes, ndersa adoleshentet do i ndihmoi ne trajnimin e akneve.


Kerkoj ndjese nese u zgjata shume, por nuk mund te fillojme te trukohemi nese nje nate me pare nuk jemi ctrukuar mire. :)
Shpresoj qe te kem qene sado pak e dobishme.

6 comments:

  1. sikur ta kishim t gjihe ftyren aq t paster sa ti mi goce!!!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Haha faleminderit, eshte e vertet qe nuk kam pasur probleme me akne por duhet te them se kujdesem shume per fytyren.

      Delete
    2. keto produktet i blen ne shqiperi apo jashte? flm per infot

      Delete
    3. Keto produkte jane blere jashte, por besoj se mund t'i gjeni ato edhe ne Shqiperi ose t'i porosisni ato online.

      Delete
    4. pas aplikimit te qumeshtit hidratues duhet ta mbajm disa minuta dhe me pas te shpelajme fytyren? me pas te aplikojme tonik-un ta mbajm disa min dhe te shpelajme fytyren?

      Delete