Saturday, June 29, 2013

Beje kujdesin per lekuren nje rutine!



Kujdesi per lekuren duhet te jete nje rutine. Ne kete forme do ta keni me te lehte te mbani mendrendin me te cilin duhet te aplikoni produktet qe ju perdorni. Ne qofte se koncepti e "skin careroutine" eshte I ri per ty, ne kemi pergatitur 75rregulla te nevojshme per tu zbatur.
500px / Photo "..." by Anastasia Galaktionova

Thursday, October 25, 2012

2 Maska te efektshme dhe organike

Ndryshimet e stineve mund t'i shaktojne probleme fytyres tuaj. Duke qene se temperaturat ulen dhe niveli i lageshtise ne ajer rritet, fytyra juaj e ka te veshtire t'i pershtatet kesaj situate te re. Nganjeher, ajo c'ka eshte me e efektshme eshte edhe me e thjeshta. Per kete ne po u prezantojme me dy maska "Beje-Mire-Beje-Vete" te cilat njihen per efektet e tyre ndihmuese ne kete periudhe kohore.



Per fytyre te yndyrshme
Gjithcka qe ju nevojitet eshte:
1. Nji banane sa me te pjekur (mund ta dalloni nga pikat e kafta ne lekuren e saj)
2. Nje lug mjalt
3. Nje portokall ose limon

Perziejeni banen me mjaltin duke i shtuar disa pika limoni/portokalli te shtrydhur. Vendoseni ne fytyre dhe mbajeni per 15 minuta. Me pas lajeni me uje te ngrihte dhe sapunin/detergjentin qe perdorni zakonisht.

Per fytyre sensitive
Fytyra sensitive e ka te nevojshme te trajtohet me perberes qe krijojne efekte relakshuese ne te. Kosi eshte i pasur me zink i cili njihet per largimin e skuqjve. Ai poashtu eshte i pasur me acide laktike, qe keshtu ne bashkepunimim me miellin e tersheres behet edhe me i efektshem duke ndihmuar ne rigjenerimin e lekures dhe hapjen e poreve
Pra, per kete maske ju nevojitet:
1. Nje tas i vogel kos teresisht natyral
2. Gjysem tasi miell tershere

Perpara se te vazhdoni, sigurohuni qe mielli i tersheres eshte ne formen e pudres. Shtojeni ate ne tasin ku keni hedhur kosin dhe perzijeni. Vendoseni ne fytyre dhe mbajeni per 15 minuta. Me pas lajeni me uje te ngrohte dhe sapunin/detergjentin qe perdorni zakonisht.

Pasi te keni aplikuar njeren nga keto dy maska, relaksouni dhe shijoni fytyren tuaj rrezellitese.  

Saturday, September 29, 2012

Pastrimi i fytyres

"Perfect Skin Wanted" eshte nje blog cili ka si synim te percjelle tek lexuesite tij produktet dhe menyrat me te mira qe do t'i ndihmojne ata per te pasur nje fytyre sa me prane perfektes. Ne vrazhden e permiresimeve per te arritur qellimin tone, ne ju prezantojme me autoren me te re te blogut. Se pari do ju ftonim te lexonit nje prezantim te shkurter nga Ada dhe me pas te lexoni,  e pse jo te vini ne praktike tutorial-in e saj per nje fytyre te paster.

Pershendetje, Une jam Ada dhe kam vendosur te bashkepunoj me Stafin e "Perfect Skin Wanted" per te ndare me ju eksperiensat dhe keshillat e mija mbi makeup-in dhe kozmetiken, nje fushe e cila me apasionon se tepermi. Dua te ve ne dukje qe nuk jam profesioniste ne kete fushe, por cdo pershkrim do e trajtoj ne baze te mendimit  tim personal.

Ne postimin tim te pare do te tratoj nje hap shume te rendesishem dhe qe nuk duhet anashkaluar per mirembajtjen e fytyres: pastrimi i saj.
Pothuajse te gjtha vajzat trukohen para se te dalim nga shtepia, por edhe nese nuk perdorin puder ose blush gjate dites lekura akumulon pluhura dhe papasteri! Prandaj eshte shume e rendesishme te ctrukohemi cdo mbremje para gjumit. Te mos e largosh pudren nga fytyra para se te flesh gjume eshte njesoj si te hash buke pa lare duart.

Ideale eshte pastrimi i fytyres me qumesht hidratues dhe tonik, te perzgjedhur posacerisht per tipin tuaj te lekures. Qumeshti i aplikuar me nje cope pambuku ndihmon ne hapjen e poreve dhe clirimin e tyre nga papastertite, ndersa toniku i perdorur pas qumeshtit sherben per nje pastrim final dhe mbyll poret e lekures (shume i nevojshem sidomos per lekurat e yndyrshme).
Personalisht jam duke perdorur nje kit te Lancome me te cilin ndihem shume mire per momentin, por gjate viteve kam perdorur produkte te ndryshme si: Garnier, Nivea, si dhe jo vetem. Nuk eshte e nevojshme qe produktet te jene te te njejtes marke , e rendesishme eshte zgjedhja e tyre sipas lekures. 
Shume shpesh kam perdorur dhe ctrukues ne xhel apo ne mousse (ne periudha dembelizmi) qe zevendesojne keto dy produkte por ju siguroj qe rezultatet nuk jane te njejta, nuk e ndjeja fytyren te pastruar ne thellesi. Me pak fjale keshilloj qumesht pastrues dhe tonik per ctrukimin e perditshem.
Ne mengjes do te ishte ideale perdorimi i nje sapuni freskues ne gel per te eliminuar yndyrnat qe lekura leshon gjate nates.

Nje ose maksimumi dy here ne jave duhet te bejme nje scrub (xheli me kokrriza brenda) per te hequr qelizat e vdekura dhe per te pergatitur fytyren per nje maske pastruese,idratuese ose relaksuese. Ne kete menyre mund te evitojme pucrat qe mund te krijohen nga perdorimi i fondotintes, ndersa adoleshentet do i ndihmoi ne trajnimin e akneve.


Kerkoj ndjese nese u zgjata shume, por nuk mund te fillojme te trukohemi nese nje nate me pare nuk jemi ctrukuar mire. :)
Shpresoj qe te kem qene sado pak e dobishme.

Friday, September 28, 2012

Tendenca flokesh per kete vjeshte-dimer [Meshkuj dhe Femra]


Vjeshta erdhi dhe bashke me te erdhen edhe javet e modes. Pervec koleksioneve te reja te prezantuara, vemendje u kushtohet edhe flokeve dhe make-upit. Bashke me modelet kryesisht te risjella, duket qe bjondet do te jene serisht "in" kete sezon. 
Me besimin se nje foto flet me shume se nje mije fjale, ne po u prezatojme me modelet me premtuese te ketij sezoni, si per femra, ashtu edhe per meshkuj.

 

Po ashtu verehet edhe tendenca per te perdorur gershtin.




Thursday, September 27, 2012

Si t'i paraprijme te ftohtit dimror?

Vera iku shpejt, dhe bashke me te edhe koha e lire. Shkolla e puna tashme marin pjesen me te madhe te kohes dhe kjo ben qe shume prej nesh te leme pas dore veten. Absolutisht qe kjo eshte dicka e gabuar, sidomos ne nje periudhe ndryshimesh pasi ndryshimi i temperaturave te menjehershme natyrisht qe ka efekte anesore ne lekure. Po si t'i parandalojme keto efekte? Per kete kemi pergatitur nje liste me pese gjerat me te rendesishme qe duhet t'i keni prasysh gjate kesaj vjeshte e dimri.


5. Hani shendetshem. Mos e teproni me embelsirat dhe me yndyrnat, si dhe hani sa me shume perime dhe fruta. 
4. Te qendruarit nen avullin e nxehte te kondicionereve gjate gjithe dimrit do e thaje lekuren tuaj, keshtu qe merni masa duke perdorur kremra dehidratues te pakten gjithmone pas dushit.
3. Kujdesuni per floket. Kurre mos harroni t'i trajtoni ato ne menyren e duhur sepse perndryshe do gjendeni perballe nje situate kur flokut tuaj  te thate do i duhet shume me teper kohe per t'u rikuperuar sesa po ta kishit parandaluar.
2. Asnjehere mos harroni te trajtoni buzet. Ato jane nje nder gjerat qe bien me shume ne sy kur jane te thara ose te cara nga te ftohtit. Ju nuk do e donit kete, keshtu qe parandalojeni!
1. Perdorni make-upin e duhur dhe qe pershtatet me tiparet tuaja. Mos ekzagjeroni!




Wednesday, September 26, 2012

Kremi i magjishem

Duke lexuar titullin, ndoshta ka nga ju qe mendojne se vertete kremi ne fjale zhduk cdo lloji shenje, njollje apo skuqje qe ne perdorimin e pare. Por jo, per te pare rezultatet duhet ta perdorni te pakten nje jave, dhe ju premtoj qe nuk do te zgjenjeheni. Per t'ua vertetuar po u tregoji se s'i e zbulova une kete krem.

Para disa javesh im vella tek po luante futboll cau kemben dhe iu desh ta qepte ate me rreth pese pera. Mjeku i cili i mjekonte plagen, pasi mbaroi procesin e nje jave mjekimesh i sygjeroi nje krem i cili do reduktonte te skuqurat dhe shenjat. Ne fillim ne ishim teper skeptik, por tek po hidhja ne veshtrim ne internet ne ato c'ka te tjeret mendonin rreth ketij kremi pas eksperiencave te tyre, bashke me pjesen tjeter te familjes vendosem qe ai duhet ta provonte. Kremi per te cilin po flas quhet "Avene Cicalfate". Nese lexoni paketimin ose i hidhni nje sy faqes ne internet ketu zbuloni qe mund ta perdorni per te cara, te djegura, si dhe per te zbutur efektet anesore te kremrave te tjere qe mund te keni perdorur me pare, si pershembul per te reduktuar njollat pas akneve.

Para dhe pas trajtimit me Avene Cicalfate




P.S. Ky postim nuk eshte mundesuar nga asnje kompani qe ka lidhje me prodhimin apo tregtimin e ketij produkti.

Tuesday, September 25, 2012

Si te shpetoni nga aknet?

Aknet jane nder problemet me shqetesuese me te cilin duhet te perballet pjesa me e madhe e adoleshenteve. Ajo c'ka i ben ato edhe me shqetesuese, eshte tendenca per t'i shtypur ne menyre qe t'i heqesh menjane, por ne te njejten kohe, infeksioni shpernahet neper te gjithe fytyre duke i hapur rrugen perhapjes se tyre ne faza te metejshme. Nese edhe ti qe po lexon ke probleme me akne, sado pak qe te kesh, mos vono dhe shko bej nje vizite tek dermatologu. Poashtu me rendesi eshte fakti qe shume per atyre qe perballen me aknet perdorin kremra kozmetike nga firma komerciale te cilet rezultojne te jene aspak te efektshem, keshtu qe te vetmet produkte qe duhet te perdorni jane ato te sygjeruara nga dermatologu, dhe jo ato qe u rekomandon shitesja e kozmetikes qe frekuentoni.
Pavaresisht kesaj, jane disa hapa qe t'i duhet t'i ndjekesh se bashku me mjekimin ne menyre qe ai te rezultoj i sukseshmem.
1. Ashtu sic e permenda dhe me pare: LARG DUART NGA FYTYRA. Nese do te kesh nje fytyre perfekte, mos e prek ate.
2. Laje fytyren cdo dy here ne dite: ne mengjes dhe ne darke para se te flini. Une rekomandoj "Avene Cleanance Ge"l ose "Eubos perberes natyral", dhe jo sapunin e magjishem Dove, i cili nese i hidhni nje sy paketimit eshte per duart, e jo per fytyren.
3. Djersini sa me shume! E di, e keni degjuar gjithandej qe sporti eshte i mire per gjithcka. Aknet nuk bejne perjashtim
4.  Do te heqesh qafe aknet, hiq qafe make-upin me pare. E di, ajo ndjesia qe te gjithe i kane syte tek fytyra jote jo-perfekte te irriton, por eshte me mire qe te t'i shohin aknet per pak kohe se sa te shohin shenjat e tyre per tere jeten.
5. Stresi nuk zgjidh asgje! Nese kjo ju ndihmon, Megan Fox, Miley Cirus, Victoria Becam dhe shume te tjere kane kaluar nje periudhe te tille.
Duke e mbyllur ketu postimin tim te pare ne kete blog, shpresoj qe te kalojme kendshem se bashku pergjate udhetimit tone drejt nje fytyre perfekte.