Wednesday, September 26, 2012

Kremi i magjishem

Duke lexuar titullin, ndoshta ka nga ju qe mendojne se vertete kremi ne fjale zhduk cdo lloji shenje, njollje apo skuqje qe ne perdorimin e pare. Por jo, per te pare rezultatet duhet ta perdorni te pakten nje jave, dhe ju premtoj qe nuk do te zgjenjeheni. Per t'ua vertetuar po u tregoji se s'i e zbulova une kete krem.

Para disa javesh im vella tek po luante futboll cau kemben dhe iu desh ta qepte ate me rreth pese pera. Mjeku i cili i mjekonte plagen, pasi mbaroi procesin e nje jave mjekimesh i sygjeroi nje krem i cili do reduktonte te skuqurat dhe shenjat. Ne fillim ne ishim teper skeptik, por tek po hidhja ne veshtrim ne internet ne ato c'ka te tjeret mendonin rreth ketij kremi pas eksperiencave te tyre, bashke me pjesen tjeter te familjes vendosem qe ai duhet ta provonte. Kremi per te cilin po flas quhet "Avene Cicalfate". Nese lexoni paketimin ose i hidhni nje sy faqes ne internet ketu zbuloni qe mund ta perdorni per te cara, te djegura, si dhe per te zbutur efektet anesore te kremrave te tjere qe mund te keni perdorur me pare, si pershembul per te reduktuar njollat pas akneve.

Para dhe pas trajtimit me Avene Cicalfate




P.S. Ky postim nuk eshte mundesuar nga asnje kompani qe ka lidhje me prodhimin apo tregtimin e ketij produkti.

2 comments:

  1. m vjen mire qe me fund eshte dikush qe provon nje produkt dhe skruan per te... jo nga ato qe repostojne reklamat e produkteve!!! Urime!!!!!!!! :)))

    ReplyDelete